Deputetja në pritje e Sarandës, Anila Denaj, iu kthye Vlorës së saj në promovimin arritjeve në fushën artizanale.
“Aty ku ruhen vlerat e trashëgimisë kulturore.
Enerjada dhe Kozeta janë dy sipërmarrese që me punën e tyre punojnë çdo ditë për të mbajtur gjallë traditën.
Enerjada drejton prej 4 vitesh ‘Vintagelux’ në Muradie. Punishtja saj ka në fokus riciklimin e tekstileve etnike, punës së dorës dhe tapicerive të ndryshme.
Kozeta, me shumë vite përvojë në punimin e veshjeve me dorë. Edhe ajo ka dyqanin e saj në Muradie dhe po hedh hapat e parë drejt tregjeve të huaja.
Së fundmi ka marrë edhe titullin ‘Mjeshtër’”, shkruan Denaj, njëherësh ministre e Ekonomisë dhe Financave. /sarandacity.al/