Ndërsa në disa fshatra të Minoritetit, rrugët e brendshme po shtrohen me beton, në disa thjesht po zgjerohen.
Kështu, siç njofton Bashkia e Finiqit, “Shërbimi Teknik ka kryer së fundmi punime zgjerimi dhe restaurimi në aksin rrugor Cerkovicë -Leshnicë, në vende ku aksesi ishte veçanërisht i vështirë. Në kuadër të përmirësimit të rrjeteve rrugore u kryen ndërhyrje të synuara me rëndësi jetike, të cilat shërbejnë si levë zhvillimi për komunitetin lokal, duke përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve”.
Më tej citohet kryebashkiaku Kristaq Kiço kur thotë se “Qëllimi i bashkisë së Finiqit është që t’i japë shtysë ecurisë së strategjisë së saj zhvillimore, duke ndryshuar situatën në këtë drejtim gradualisht. Një synim që është shumë i lartë në axhendën tonë, që do ta kthej zonën në atraksion turistik, duke respektuar gjithmonë pasurinë natyrore të zonës…”.
Po në Finiq, janë kryer dhe disa përmisime urbane.
“Punime esenciale për rikualifikimin e shesheve u kryen në sheshin e fshatit Kodër e Livinë, si dhe në oborrin e Kishës së Shenjtë të Panajasë në Finiq. nga shërbimet e bashkisë dhe firma sipërmarrëse”, shkruan Bashkia minoritare.
Sipas saj, këto janë “Projekte simbolike, të cilat pritet të luajnë një rol tërheqës për të rinj dhe të rritur, e bëjnë sa më të shpejtë funksionimin dhe performancën e kësaj hapësire publike për banorët e bashkisë sonë. Ndërsa në të njëjtën kohë ndryshojnë ndjeshëm imazhin dhe estetikën e zonës tonë, me investimin e Bashkisë”. /sarandacity.al/
Your partner may feel differently than you do about getting pregnant again free samples of priligy 2006 to design an experimental paradigm using Cre loxP technology to specifically ablate expression of Atoh1 in areas of the murine rhombic lip known to contribute neurons to the developing CN
[url=https://fastpriligy.top/]where to buy priligy in malaysia[/url] 10, who reported that both letrozole and tamoxifen should be considered as optional therapies for clomiphene citrate- resistant women