Arjan Dodaj është emëruar nga Papa Françesku si Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës metropolitane Tiranë-Durrës, duke zëvendësuar Imzot George Frendo-n në këtë detyrë.
Dodaj bëhet kështu kreu i ri i Kishës Katolike në Shqipëri,
Dodaj ka lindur në Laç, më 21 janar 1977. Mbas studimeve në qytetin e tij të lindjes, ka emigruar në Itali dhe është vendosur në qytetin Cuneo, ku ka filluar përvojën e punës. Në 1997 ka kërkuar të jetë i pranuar në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, Komuniteti “Shtëpia e Marisë”, me seli në Romë.
Ka ndjekur studimet e filozofisë dhe teologjisë në përgatitje për meshtar, pranë Ateneut Papnor “Regina Apostolorum.”
Është shuguruar meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Shën Gjon Pali II në Bazilikën e Shën Pjetrit. Është inkardinuar në Dioqezën e Romës si pjesëtar i Vëllazërisë Meshtarake të Bijve të Kryqit, më pas e aprovuar si Societas Vitae Apostolicae.
Mbas shugurimit Meshtarak ka pasur detyra të ndryshme, siç quhen, “baritore”.
Kryeministri Rama iu gëzua faktit që kryekatoliku i ri në Shqipëri do jetë shqiptar.
“Papa Françesku emëron një Arqipeshkv shqiptar të lindur e rritur në Shqipëri, në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Urime Arjan Dodaj dhe Zoti qoftë me Ju në këtë mision kaq fisnik”, shkroi Rama në Facebook.
Kujtojmë që Saranda nuk ka komunitet tradicional katolik por komunitet të ri të tillë, prurje e pas 90-ës. Eshtë fjala për Shëndellinë, ku dominojnë të ardhur nga Mirdita. Aty ndodhet dhe kisha e tyre katolike, ndoshta e vetmja në zonë dhe në Jug.
Katolikët si komunitet besimi, i përkasin Veriut të Shqipërisë, si dhe zonës së Kurbinit në Ultësirë, ku përfshihet Laçi dhe Lezha. /sarandacity.al/