Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Pse “kohët më të mira” në post-komunizëm i përkasin Berishës?

by PorositWeb
14 Korrik, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha i është rikthyer ambicies së tij për të qenë sërish në pushtet, një lloj rikarrikimi politik i ardhur pas shpalljes “non grata” nga SHBA. Dhe duket se më shumë se sa një merak i tij për Shqipërinë, është kjo një lëvizje inatçore ndaj SHBA-së. Berisha njihet për njeri inatçi, duke e patur madje këtë të fundit, si tipar karakterial, “forcë lëvizëse” të tij në politikë.

Dy terma që duhet të përbëjnë formimin bazë të një politikani udhëheqës, “vizion” dhe “reformë”, nuk kanë asnjë lidhje me Berishën. Berisha s’ka patur kurrë ndonjë vizion politik tërheqës, siç nuk ka ndërmarrë kurrë ndonjë reformë për sa ka qeverisur. Nëse do kishte ndodhur kjo, atë që ka lënë pas do e kish ofruar si tregues suksesi. Por siç shihet, ai s’e ka fare të kaluarën në ambicien e rishpikur të së ardhmes.

Megjithatë, kohët kur ai ka qeverisur kanë qenë, sipas një “kthim koke pas”, ndër më të mirat për Shqipërinë e pas 90-ës. Vetëm në kohën e tij shoqëria shqiptare ka patur një farë entuziazmi shoqëror edhe pse në një mizerje disaplanëshe. Fjala vjen, Shqipëria e tij ka qenë një barbarizëm urban dhe estetik, por ja që shqiptari ka bërë qejf kur ai ka qeverisur. Më konkretisht, është fjala për vitet ’93-’96, si dhe për periudhën 2005-2008. Në këtë të fundit, u shfaq madje dhe një kthim i dukshëm shqiptarësh nga emigracioni. Por është koha, jo Berisha!

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ashtu siç PD është privuar nga kriza të rënda gjatë qeverisjes së saj(pothuajse të gjithë i kanë rënë PS-së), ky fat e ka ndjekur dhe në kontekstet kur ka qeverisur. Nganjëherë, rrethanat janë më diktuese se faktori njeri në një zhvillim.

Në mandatin e parë, pas marrjes së pushtetit në ’92, do mjaftonte hapja e Shqipërisë për t’i sjellë asaj një mbrothësi ekonomike nga pikëpamja materiale. Komunizmi, i falimentuar ekonomikisht, po e ndihomte rendin e ri në të tjera aspekte. Socializimi i jetës dhe resurset njerëzore, ishin ende një fuqi impaktive. Kombinimi i tyre me të mirat e ekonomisë së tregut, efektoi në një lloj lumturie kolektive, e cila do merrte fund tragjikisht në ‘97-ën.

Më pas, i takoi PS-së të rindërtonte atë që u shkërmoq, sidomos shtetin, për t’ja lënë Berishës pas 8 vitesh jo vetëm të ribërë, por dhe me një rritje ekonomike befasuese, nëse kihej parasysh se ç’katastrofë financiare kishte ndodhur 8 vite më parë. As Nano s’ndërrmori ndonjë reformë me nam, por gjeti rrugë të shkurtëra për shërim të shpejtë financiar të njerëzve; nxiti ndërtimin, lejoi informalitetin. Nga fundi i qeverisjes, realizoi dhe 5 privatizime të mëdha, duke mbushur dhe arkën e shtetit. Por kësaj, ishin mbushur dhe xhepat e shqiptarëve. Të gjitha këto zhvillime, i përkisnin dhe një konteksti shumë pozitiv ndërkombëtar se sa sot. Kishte luftra por nuk ishin krizat e tanishme. Mbi të gjitha, edhe globalisht kishte mbrothësi ekonomike, sidomos te dy fqinjët e Shqipërisë që ishin dhe baza e emigracionit, Greqi dhe Itali. Kështu, Berisha rikthehet në qeverisjes duke patur dhe kohën me vete në favor. Dhe ajo që në fakt dukej sikur vinte prej tij, ose që na duket dhe sot sikur ishte e tij, në fakt ishte e kohës kur qeverisi.

Shumëçka ka ndryshuar që ahere, sidomos bota. Dje ishte më e lehtë të qeverisje, sot është një tmerr. Nuk është as Shqipëria e viteve 2000, ku shumë kontekste sociale dhe ekonomike kanë ndryshuar, duke i bërë më të komplikuara realitetet, individuale ose kolektive.

Ndër më kryesoret që s’thuhet është ajo që me Ramën nis e mbyllet cikli i inercisë së komunizmit për kontekstin social dhe ekonomik të pothuajse gjysmës së Shqipërisë, duke i kthyer shumë zona urbane në pakuptim. Rama ka sjellë Shqipërinë e re estetike, duke bërë manovra vetëm në këtë lëmë për t’a ushqyer ekonomikisht, por kjo s’ka mjaftuar për të frenuar zbrazjen e shumë qyteteve apo fshatrave, deri në kufijtë e zhbërjes. Pos kësaj, jo vetëm atij, i është kthyer dhe Gjermania në mallkim, si një gojë e stërmadhe për krah pune, një fenomen që s’ekzistonte deri dje. Dhe sot në fakt janë shumë fenomene veç Gjermanisë që s’ekzistonin deri dje. Në 10 vjet, bota nga e cila ne impaktohemi, pasi marrim e japim, ka ndryshuar furishëm. Çfarë ka ndodhur e po ndodh, Ramës as s’i ka shkuar në mend. Është një kohë aq e çmendur, sa Berisha në qeverisje do ishte më çmenduri. Berishës mund t’ia besosh sërish qeverisjen, por jo në këto kushte. Mjaft të thuhet se sot sfidat më e madhe është ajo gjeopolitike, pra diplomacia, një dhunti që si shumë të tjera Berisha kurrë s’e ka patur. Berisha vlen të rikthehet në qeverisjes vetëm kur gjërat të shkojnë mbroth dhe atij t’i kërkohet mos i përkeqësojë, pra si në rastin e marrjes së pushtetin nga Nano, që iu dha me “dosjet e qepura”. Pra, Berisha është për ditë të mira e jo të këqia. Ai nuk reformon, nuk ndërton, nuk krijon, ai thjesht shfrytëzon.

Por nga ana tjetër, është Rama i duhuri në kohë të gabuar? Shumë e diskutueshme kjo, por vetëm në një pikë jo: te krizat.

Së paku, për të menaxhuar kriza, ngjan si më adapti, pa llogaritur talentin e treguar gjeopolitik në lojën e madhe të “shahut global” kur po përcaktohet rendi i ri botëror.

Sot nuk është në rend lumturia ekonomike e popujve, mes tyre dhe e jona, por paqja e tyre. Shqiptarët sot rendin drejt Gjermanisë, por për pak gjë, në këto zhvillime të shfrenuara, mund t’u bëhet vendi i tyre Gjermani, së paku nga paqja.

Në kohën kur qeveriste Berisha këto nuk diskutoheshin kurrë, pasi as që ekzistonin në diskursin publik. Ishte vetëm ai refreni i zakonshëm i çdo kohe: varfëri, korrupsion, politikë të keqe etj.. /sarandacity.al/                                                              

Tags: Kryesore
Previous Post

Butrinti, thirrje deputetëve si te “Lulëkuqe mbi murre”

Next Post

Harrojeni Rilindjen: Rama, ky kryeministër krizash!

PorositWeb

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës
Politikë

Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës

5 Gusht, 2024
Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës
Kryesore

Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës

5 Gusht, 2024
Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!
Politikë

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

31 Korrik, 2024
Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri
Politikë

Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri

29 Korrik, 2024
Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij
Politikë

Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij

22 Korrik, 2024

Comments 6

  1. binance says:
    8 muaj ago

    Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

  2. upsenna says:
    6 muaj ago

    It must have been difficult though how to buy priligy in usa

  3. clomid creamy cervical mucus says:
    4 muaj ago

    can i buy clomid over the counter in philippines insulin glargine and deflazacort both decrease serum potassium

  4. binance Registrera says:
    3 muaj ago

    I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

  5. registro na binance says:
    2 muaj ago

    Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

  6. สล็อตทดลองเล่นฟรีทุกค่าย says:
    1 muaj ago

    379452 374687How considerably of an exciting piece of writing, continue creating companion 876837

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.