Janë rikthyer jetëhumbjet në Sarandë nga COVID-i. Kështu, ka ndërruar jetë mësuesi i njohur i muzikës në 9-vjeçaren “9 Tetori”, Dhimo Jani.
Nga kjo shkollë, atij i janë dedikuar këto rreshta, ku ndër të tjera bëhet me dije se dhe pak e dilte në pension:
“Kolegu ynë Dhimo,
Ike pa kuptuar në çastin kur do të gëzoje pensionin, fëmijët e t’u, duke lënë pas dhimbjen e familjarëve, miqve, kolegëve.
Fjala dhe puna jote do të mbeten gjallë në kujtesën tonë dhe të gjithë brezave që ke mësuar.
U prehsh në paqe kolegu dhe miku ynë i dashur!”. /sarandacity.al/