Çuditërisht pa asnë prezencë qeveritare siç pritej, ka ndodhur bashkimi i dy anëve të tunelit të Skërficës, vepra më me peshë e segmentit të shumëpritur Kardhiq – Delvinë, datuar si fillim që në 2008, në qeverisjen e Berishës.
Pasi ka rënë dhe masa e fundit shkëmbore, punëtorët e dy anëve janë takuar triumfalisht me njëri-tjetrin.
Rama që pritej të ishte aty, ofroi pamjet dhe shkroi:
“Pamjet e punës për hapjen e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”.
Afati zyrtar i përfundimit të veprës është gushti i vitit të ardhshëm, por është dhënë premtimi që lëvizshmëria në rrugë mund të nisë që në fillim të sezonit. /sarandacity.al/
https://youtu.be/OUP1ihI6Apk