Ksamili pati aso orë mbrëmjen e së premtes ku shumëkush mund të ketë menduar se ajo çfarë po ndodh në Turqi mund të ndodhë, mos o Zot, edhe aty.
Së paku me këta ankth kaloi orë tëra një banor i Ksamilit, i cili ka një lokal në majë të kodrës kur shpërthyen flakët, në të majtë të hyrjes së gadishull.
Se ja, zjarret në rrethin Manavgat, në Antalia, nuk janë vënë plotësisht nën kontroll. Shumë qytetarë ndjenë efektet e tymit, pësuan lëndime dhe disa u shtruan në spital.
Suleyman Duzenli, 64 vjeç, i cili u shpëtua nga anëtarët e xhandarmërisë, tha se ata nuk besonin se zjarri do të arrinte në shtëpitë e tyre, por së shpejti një zjarr i egër përfshiu pjesën e pasme të shtëpisë.
Shtëpia e tyre në lagjen Ulukapi u dogj plotësisht.
“Kam pësuar një goditje në tru dhe nuk mund të dilja nga shtëpia. Vajza ime ishte me mua, por ajo nuk mund të më nxirrte jashtë. Ushtarët më erdhën menjëherë në ndihmë dhe më shpëtuan. Shtëpia ime, pasuria, gjithçka u dogj. Kur më çuan në spital, mjekët arritën të rivënë në punë zemrën time, e cila u ndal për një moment. Arrita të marr vetëm telefonin. Unë jetoj vetëm, nuk mund të marr asgjë. Kam humbur gjithçka, por faleminderit Zotit për këtë shumë. Shteti ynë është i fortë, Zoti na ndihmoftë”, tha Duzenli, i cili u lut për shtetin dhe popullin.
Ky nuk është një zjarr i zakonshëm
Ibrahim Aydin thotë se ata u përpoqën të parandalonin që zjarri të arrinte në shtëpi me tanke, traktorë dhe në përputhje me aftësitë e tyre.
Ai shtoi se ishte helmuar nga tymi gjatë shuarjes së zjarrit.
“Ne luftuam për shtëpinë tonë, për jetën tonë. Ne nuk i dëgjuam paralajmërimet e xhandarmërisë. Ata na paralajmëruan për rreziqet, por ne u përpoqëm të shpëtonim pronën. Doja të merrje gjërat, por dështova. Kafshët, shtëpia, gjithçka u dogj. Unë kurrë nuk kam parë një zjarr të tillë. Ky nuk është një zjarr i zakonshëm. Ne kurrë nuk kemi parë ferr të tillë. Shumë u helmuan nga tymi dhe u shtruan në spital. Falë Zotit, nuk ka viktima, por ne humbëm pronën,” tha Aydin.
Kishte 100 shtëpi në fshat dhe 70 prej tyre u dogjën
Hatice Tekin tha se pasi mësuan për zjarrin, ajo dhe familjarët e saj rendën nga qyteti drejt shtëpisë së tyre në fshat dhe u përpoqën për të shuar zjarrin.
“Shtëpia jonë, kafshët … gjithçka është bërë hi. Ne kurrë nuk kishim parë diçka të tillë më parë. As pleqtë tanë nuk mbajnë mend diçka të tillë. Një zjarr shpërtheu, i ndjekur nga një tjetër. Kishte 100 shtëpi në fshat, dhe 70 prej tyre u dogjën,” tha Tekin. /sarandacity.al/