Kryeministri Rama ka publikuar për herë të parë varret e prindërve të tij, që siç shumë gjëra të personalitetit të tij janë ndryshe. Pra dhe varret.
Mbi to janë punuar petale gjigande dhe trëndafila, siç duket prej metali, të cilat mund të jenë qenë ide e tij por punë e ndonjë kolegu a të preferuari të tij në artin skulptural.
Atyre, të të prehurve në to, ai iu ka kushtuar këtë dedikim, i cili lidhet me 1-vjetorin e humbjes së nënës, Anetës: “Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”. /sarandacity.al/