Kolegu Thoma Nika ka përkujtuar atë çfarë ndodhi me ikonën e patriotizmit dhe vuajtjes kosovare Adem Demaçi, përnderimin që ju bë nga Bashkia Sarandë 10 vite më parë.
Siç dihet, i ndjeri Demaçi zgjodhi ta kishte Sarandën qytet të dytë të tij, pasi herët zgjodhi të kishte një hyrje dhe të vinte të qëndronte këtu një pjesë të vitit.
Për këtë arsye, nën bashkinë e Stefan Çipës, atij iu dha “Çertifikata e Qytetarit”.
“Duke marrë në dorëzim ‘Çertifikatën e Qytetarit’ të Sarandës, Demaçi tha se ndjehet i lumtur që iu njoh dhe iu dha edhe zyrtarisht qytetaria sarandiote. Ai kujtoi se kur erdhi për herë të parë në Sarandë në vitin 1992: ‘Më mbetën sytë dhe kur pyeta veten se kë duhej të zgjidhja ndër qytetet e bregdetit shqiptar, si për miqtë e mi edhe për mua, ishte pa diskutim Saranda’”, citohet të ketë thënë i ndryshequajturi “Mandela i Europës”, për shkak të tre burgosjeve të tij prej 28 vjetësh nën regjimin serb.
Por paradoksalisht, Saranda nuk ka as rrugë, as shesh, madje as ndonjë monument të të ndjerit Adem Demaçi.
Madje s’do ishte keq të kishte dhe një muze në kontekst të atraktivitetit turistik, edhe për ata qindra kosovarë që siç ai janë dashuruar me Sarandën. /sarandacity.al/