Ministrja Manastirliu, me hyrjen e gushtit, i mëshoi dhe njëherë fort faktit që ky muaj është i gjithi i hapur për vaksinim.
Ajo i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërmve.
Përmes një statusi në Facebook, Manastirliu sqaron se qendra e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.
Ndërkaq, me kartën e identiteti çdo qytetar mund të paraqitet me kartën e identitetit në qendrën më të afërt shëndetësore për të kryer vaksinën anti-Covid. /sarandacity.al/