Një status i fundit në faqen e Klubit Butrinti e paraqet të zymtë situatën e ekipit.
Cështja që shtrohet aty, në pak rreshta, lidhet me të ardhmen e afërt, atë që ka bërë me shitjen ose jo.
“Po nëse nuk shitet klubi, do ta fillojmë nga Kategoria e Tretë?!
Në këtë situatë, edhe nëse shitet, sa lojtarë kalibri do të jenë të lirë, me kushtet e presidencës së re, për të luajtur me Butrintin?
Kur jemi rreth 1 muaj para ndeshjes së parë me Pogradecin pikëpyetje të mëdha në Sarandë për ekipin e futbollit.
Shumë lojtarë që patën rol kryesor në ringjitjen e Butrintit në Kategorinë e Parë tashmë janë zyrtarizuar me ekipe te tjera.
Shpresojmë që të ketë dritë në fund të tunelit.
Forca BUTRINTI”, përfundon statusi i radhës në faqen e klubit, si parashikim apo frikë për ditë jo të mira pas ringjitjes triumfaliste në Kategorinë e Parë. /sarandacity.al/