Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, u mbrojt me Zotin ndaj pretendimeve se është me pushime ndërsa vendi po vuan nga zjarret e shumta.
Jemi në operacion, do të vazhdojmë me të gjitha mjetet e mundshme, me të gjithë kapacitete.
Kam qenë në fundjavë për një eveniment familjar, nuk mund t’i marr leje askujt përveçse Zotit dhe procedurave ligjore.
Nuk është e vërtetë që kam një javë që kam humbur. Kam qenë për dy ditë në një eveniment familjar”, tha Çako teksa është shfaqur në terren, më saktë në Vlorë, ku ka vatra zjarri alarmuese.
“Sot janë në terren rreth 500 forca të armatosura bashkë me të gjitha strukturat e tjera. Helikopterët duhen futur në remont dhe kanë orët e tyre të fluturimit.
Kemi dy helikopterë, aktualisht njëri është në operacion ndërsa tjetri për shkak të një defekti është ende në remont. Nuk është e mundur të fluturojnë natën.
Po bëjmë maksimumin me gjithçka dhe sot shpresojmë që ta vendosim situatën në kontroll”, tha ai. /sarandacity.al/