Një tjetër rast rrezik nga mbytja e më pas shpëtim është regjistruar të martën në plazhin poshtë shëtitores “Hasan Tahsin”.
Fatlumët kësaj here kanë qenë një nënë me të bijën e mitur nga Rusia.
Valët i kanë çuar ata drejt Limanit, duke e detyruar gruan të kërkojnë ndihmë.
Dhe ka qenë një i ri elbasanas, Ronaldo Bozani, ai i cili është futur në det duke i shpëtuar nënë e bijë.
Kujtojmë se një ditë më parë, në të njëjtin njëjtin plazh, roja bregdetare shpëtoi nga mbytja një 73-vjeçar nga Tirana. /sarandacity.al/