Një denoncim për mungesë ndriçimi ka ardhur në Sarandacity nga Ksamili, ku thuhet:
“Kjo është rruga ‘Peshkatari’. lagja nr. 1 Ksamil. Kemi këtu e një muaj pa as një lloj ndriçimi.
A kemi dhe ne të drejtën e ndriçimit të rrugës apo duhet të paguajmë vetëm taksat dhe asgjë tjetër?
Ju lutemi shumë, mundeni ta publikoni këtë ankesë dhe ta përcillni tek drejtori.
Dhe nëse drejtori tek rruga e vet a ka ndriçim a po është pa ndriçim?”, shkruan denoncuesi, duke përcjellë dhe fotot përkatëse. /sarandacity.al/