Shumëkush mund të jetë bërë kurioz se ç’ishin ato sirena policie dhe ambulance rreth orës 14.00.
Pushues sirianë “rilindën” pas një sprove të rëndë në prag të humbjes së jetës, pasi rrjedha e Bistricës, në grykëderdhjen e saj në det, i morri e çoi në thellësi nga e cila s’dilnin dot.
Ndodhi kjo pikërisht në plazhin e Çukës, aty ku bashkohet rrjedhja e lumit të Bistricës me detin.
Veç rojeve bregdetare të atyshme, pjesë e stafit të një hoteli, në operacionin e shpëtimit morrën pjesë dhe pushues kosovarë.
Një dëshmitare në vendngjarje rrëfeu atë që pa me sy. /sarandacity.al/
https://youtu.be/dHqKwKoUkxQ