Ministrja Manastirliu ka vijuar të promovojë Spitalin e Sarandës, duke shkruar së fundi: “…me dy mjekët specialist, dr. Greta Mitrushi, obstetër-gjinekologe dhe dr. Arlind Deveja, pediatër, kolegë në punë e bashkëshortë në jetë. Respekt për shërbimin dhe profesionalizmin në dy prej shërbimeve me delikate të spitalit.
Prej disa kohësh i janë bashkuar stafit mjekësor të spitalit të Sarandës, ku falë investimeve që kemi bërë për maternitetin e ri dhe pediatrinë, kemi përmirësuar ndjeshëm shërbimin për nënat dhe fëmijët e kësaj zone”.
Më herët ajo shkroi:
“Spitali i Sarandës është fuqizuar falë investimeve në infrastrukturë, pajisje mjekësore dhe mjekë të rinj specialistë, duke garantuar shërbim me standarde bashkëkohore për banorët dhe turistët e shumtë që frekuentojnë këtë qytet bregdetar.
“Pas maternitetit dhe kirurgjisë brenda shtatorit përfundon pediatria dhe laboratori i ri modern”. /sarandacity.al/