Momente paniku dhe ankthi kaluan dje disa pushues sirianë gjatë momentit që po notonin në plazhin e Kanalit të Çukës, ku rrjedha e fortë e lumit bëri që dy prej tyre, 23-vjeçari Ahmed Akrah dhe 18- vjeçari Ahmed Mkalilak, edhe pse të rinj, të mos dilnin dot në breg.
Fatima, motra e Ahmed Akrah ka rrëfyer për sarandacity se çfarë ka ndodhur dhe pse iu rrezikua jeta familjarëve të saj. Por njëherësh ajo apelon se duhet bërë diçka për ta paralajmëruar rrezikun në atë zonë.
“Të gjithë njerëzit u vunë në lëvizje për të na ndihmuar, deti është shumë i bukur por duhen vendosur shenja njoftuese dhe informuese sepse ky det ka rrjedhë të fortë, madje dhe një burrë rreth 40 vjeç para nesh po notonte dhe dikush e shpëtoi nga rryma e fortë.”, shprehet Fatima. /sarandacity.al/
https://youtu.be/NkGcVjujDns