Fotoja që shihni është e 7 gushtit 2013 kur Elgido, Emi, Kamelio, dhe Kleoni Izeti, kur katër vogëlushë njeri më i bukur se tjetri, ishin veçse-3 vjeçarë.
Ishte koha kur familja Izeti po përjetonte lumturinë e rrallë pas vitesh brengë nga fakti se nuk kishin fëmijë.
Por dhe kur të vijnë të mirat duhet t’u hapësh derën. Nga “pa asnjë fëmijë” u bënë njëherësh me katërnjakë, dy djem e dy vajza.
Ata sot janë 11 vjec. Janë fëmijë pra me të veçantën e tyre se erdhën në jetë në një ditë dhe në distancë me minuta nga njëri-tjetri.
Ata janë katërnjakët e Alket e Klodi Izeti, të cilët u bënë drita e familjes Izeti pas shumë e shumë vitesh pritje të gëzimit të fëmijëve në shtëpinë e tyre.
Katër fëmijë që rriten me përkushtim jo vetëm nga prindët por edhe nga gjyshërit e tyre. /sarandacity.al/