Një familje nga Ksamili pëcolli një shqetësim, duke ofruar pamje se si vuajnë për ujë.
“Ndodhemi në Ksamil, rruga ‘Baba Sherifi’. Ne e paraqesim këtë problem familjar pasi na ka ndodhur disa herë si rast: po e vuajmë shumë në pikë të verës së nxehtë pa pikë uji.
Mamaja del me kana që e mbledh pik pik nga çezma e shkatërruar. Më vjen shum keq se si një familje prej 7 pjesëtarësh e vuan këtë. As kafsha s’mund të mbesë pa ujë. Jemi njerëz kemi nevojën tuaj. Ju lutem vini dorë.
Ne jemi të shqetësuarit në këtë lagje nga ky fenomen. Askush si ne nuk e vuan diçka të tillë pasi nuk kam dëgjuar ankesa prej banorëve këtu. Të gjithë janë në rregull, ne s’jemi”, shkruhet nga pjesëtarë të kësaj familjeje. /sarandacity.al/
https://youtu.be/D9l1plSl8wY