Deputetja në pritje e Sarandës Anila Denaj ka bërë një promovim të veshjes çame.
“Veshjet popullore janë pjesë përbërëse e kulturës së Konispolit.
Veshja e gruas çame konispolate është cilësuar nga sociologu dhe etnografi Marin Lik në shek XIX, si një prej kostumeve më të bukura në Europë.
Si në Konispol, ashtu dhe në Çamëri vallet tradicionale janë ato që këndohen nga gratë, ndërsa e burrave dallohet për dinamizëm dhe gjallërinë e mahnitshme, siç është ajo e ‘Osman Takës’.
Këngët dhe vallet popullore çame janë të njohura në të gjithë Shqipërinë, duke u kthyer në valle kombëtare”, shkruan ajo. /sarandacity.al/