Shtëpia e Fëmijes “Vangjel Pulla” ka përcjellë dëshirën që Zoti t’i bekojë dy njerëz të cilët kanë mundësuar që të vegjlit e atyshëm të argëtohen në një kamping.
“Falenderojme nga zemra djemtë sarandjotë Z.Ibrahim Barjami dhe Z. Fatos Demiri, të cilët këtë javë organizuan dhe financuan për fëmijët e institucionit tonë një kamping plot me surpriza dhe argëtim.
Zoti ju bekoftë, faleminderit qe ndodheni prane nesh!”, shkruhet nga institucioni. /sarandacity.al/