Ujësjellësi Sarandë ofroi një panoramë aktuale të furnizimit me ujë tashmë që sezoni është në pikun e tij dhe konsumi është rritur.
“Shoqëria e Ujësjellës Kanalizime sh.a Sarandë, njofton të gjithë banorët e qytetit Sarandë dhe rrethinat e tij, që janë abonentë të saj dhe konsumatorë të ujit të pijshëm se:
Nisur nga situata hidrike jo e favorshme gjatë kësaj periudhe të verës dhe fluksi i lartë i pushuesve që kanë ardhur në qytetin tonë, gjatë këtyre ditëve vërehet vështirësi në furnizimin me ujë për disa zona të qytetit dhe rrethinat e tij.
Megjithë përpjekjet dhe gadishmërinë e gjithëanshme të ndërmarrjes së UK Sarandë në manovrimin dhe shpërndarjen e furnizimit me ujë përsëri ka abonente të cilët kanë vështirësi në furnizimin me ujë”, thuhet në një deklaratë për media.
Për Ujesjellësin, është e rëndësishme që konsumatori të jetë i ndërgjegjshëm e bashkëpunues në këtë situatë.
“Për këto arsye, porosisim gjithë abonentët dhe konsumatorët të kenë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme për eleminimin e defekteve të mundshme brenda shtëpive dhe linjave të tyre të furnizimit të depozitave, shmangien e rrjedhjeve të kota dhe të shpërdorimit të ujit, për të bërë të mundur minimizimin e humbjeve të tij.
Për përballimin e kësaj vështirësie duhet të përpiqemi të tërë së bashku duke manifestuar përgjegjshmëri dhe mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët e ujit.
Gjithashtu të gjithë konsumatorët që kanë probleme me furnizimin me ujë dhe shohin apo kostatojnë defekte të ndryshme, janë të lutur te njoftojne ne ëebsiden uksarande.com, dhe në numrat e telefonit si më poshtë: 0695258850; 0697772045; 0695142979”.
Për këtë foli dhe vetë Drejtori teknik i Ujësjellësit, Kostaq Koça. /sarandacity.al/
https://youtu.be/3Y2afpnfS_U
dapoxetine for premature Once a person is infected with a virus, their body becomes a reservoir of virus particles which can be released in bodily fluids such as by coughing and sneezing or by shedding skin or in some cases even touching surfaces