“Këngë moj”, një spektakël muzikor televiziv, është presupozuar të jetë një vazhdim i “Këngëve të Shekullit”.
Po çfarë ishte spektakli “Këngët e Shekullit”? Një riservirje e perlave të muzikës shqiptare ndër vite, duke i sjellë me zëra të tjerë elitarë, të rinj ose të traditës.
Këtë ka mëtuar dhe “Këngë moj”. Por ajo çfarë u shfaq mbrëmjen e së hënës në shëtitoren e Sarandës s’kishte asnjë lidhje, as me muzikën elitare e as me këngëtarë elitare. Këta të fundit, ku shumica mund të ishin të denjë për dasma e jo për evente të pjacave kulturore, ishin komplet në sinkron me llojin e muzikës që ofruan, gati fyese për shijen e kultivuar muzikore. Edhe pse popullore ku buçiste gërneta, ajo qe lloji i tallavasë së jugut që haset zakonisht dhe në ca kanale të rëndomta muzikore, të cilat mbahen në televizorët e restoranteve që kanë në krye të menusë paçen dhe pilafin.
Mjafton të ndiqni ca sekuenca:
https://youtu.be/XcoD4Mlmgag
Është ky rasti për të potencuar se krahasuar me një shfaqje të paradisanetëve të Qendrës Kulturore Sarandë, kjo lloj “Kënge moj” ishte një atentat kulturor.
Te shfaqja e qendrës, edhe pse u keqkuptua një kuriozitet kulturor i servirur nga Sarandacity (ishte kuriozitet e jo denoncim pse këndohej), fakti që kënga “Pragu i vegjëlisë” ka të fshehur Enverin mes rreshtash, mu pse pati në repertor këtë këngë e të tjera ikonike të muzikës së lehtë të traditës, me muzikë e tekst gjithsesi brilant, ishte ku e ku më lart se ajo ndriçim apo volumshumë nën siglën “Këngë moj”. /sarandacity.al/