Duke marrë shkas nga një pamje, mëse e zakonshme këto ditë në Sarandë, me plazhistë që enden rrugëve të qytetit si të ishin në breg të detit, njëherësh duke rrëzuar mitin e të huajve si më me edukatë se ne, Auron Tare, njohës i turizmit, ka përcjellë atë që duhej të ishte debat për Sarandën por që nuk është.
“Turizmi është një nga mënyrat për përparim ekonomik megjithatë për ato shtete që lakmojnë i verbon dhe ata nuk kuptojnë ekuilibrin, turizmi është një nga arsyet kryesore që shkatërron kulturën vendase.
Turistë si këta që shihni tani rastësisht në rrugët e Sarandës.
I gjithë qyteti tani është një hotel gjigant i shëmtuar i shëmtuar për turizmin masiv: pa histori, pa kaluar pa arkitekturë pa shpirt”, shkruan Tare.
A është vërtet kështu? Nga një këndvshtrim i tillë duket se po. /sarandacity.al/