Është shënuar viktima e dytë si pasojë e zjarreve në Shqipëri dhe pikërisht në Gjirokastër. Pas vdekjes së 64-vjeçarit Andrea Haxhiaj në “Asim Zenel”, ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij 57-vjeçare që ishte e shtruar në QSUT.
Tatjana Haxhiaj ishte e shtruar prej 8 ditësh me djegie deri në 75% të trupit dhe si pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
E gjitha ndodhi më 3 gusht kur fshati “Asim Zenel” u përfshi nga flakët që kishin rënë në afërsi të tij. /sarandacity.al/