Këngëtarja popullore e dasmave apo e eventeve të tjera në jug, Blerina Balili, la ta kuptuar ishte e zhgënjyer nga kryeministri Rama, pasi sipas saj, ai nuk po mendonte për hallexhinjtë.
Në një intervistë për Ora Verore, ajo tha se e kishte votuar Ramën edhe pse s’kishte votuar kurrë më parë.
“Të paktën të përgjigjesh për nevojat e popullit…”, thotë këngëtarja që ndoshta s’e kupton se “nevojat e popullit”, kur është fjala për një udhëheqës qeverie nuk kategorizohen si “e pakta” ose “e shumta”. Një drejtues qeverie nuk ka asnjë mision tjetër veçse të merret me “nevojat e popullit”.
“Sepse familje dhe hallexhinj jemi të gjithë shoku Rama”, konkludon këngëtarja. /sarandacity.al/