Çmimet e shërbimeve të ndryshme janë gjithnjë pjesë e lajmeve apo debatit gjatë një sezoni plazhi.
E ndërsa pretendohet se në Shqipëri ka çmime të shtrenjta, rrallë ndodh të sillen referime apo krahasime më vendet përreth.
Le të sjellim disa nga plazhet e fqinjëve tanë në veri, në Mal të Zi, aty ku shkojnë dhe shumë kosovarë apo shqiptarë të trojeve të të tjera.
Fjala vjen, shezlongët më të lirë në plazhet e Petrovacit kushtojnë 15 euro, ndërsa dy të tilla dhe një çadër kushtojnë rreth 25 euro. Bëhet fjalë për një plazh masiv dhe jo elitar.
Ndërsa në plazhin e Peraziqit, një shezlong dhe një çadër kushtojnë 10 euro.
Kur bëhet fjalë për ushqimin, një hamburger kushton rreth 3 euro, varësisht se ku jeni e çfarë vendi hani.
Çmimet e picave janë nga 6 në 12 euro.
Një kilogram peshk kushton nga 40 në 60 euro. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?