Soraldo Nebo, drejtues i Lëvizjes për Turizmin në Ksamil, ka përcjellë një mesazh për markën e kësaj birre, e cila, sicc ai ka shpërndarë ca pamje nga brigjet e Ksamilit, po mban dhe vulën e ndotjes mjedisore.
“Birra Tirana, duhet të shpenzosh më shumë para në fushata ndërgjegjësimi apo dizenjimi të produkteve për të edukuar konsumatorët për të mos ndotur pasi po i kthejnë plazhet në kazan mbetjesh me produktet tuaja”, shkruhet nga Nebo.
Dhe në fakt ka ardhur koha që produktet e konsumit të përmbajnë dhe mesazhi mjedisore.
Sepse, me gjasë, nëse konsumatori qëllon disi i gdhendur, mundet ta frenojë dorën nga hedhja e amballazhit pas përdorimit si “lopa bajgën”. /sarandacity.al/