Në shfaqjen e radhës në shëtitore të Qendrës Kulturore Sarandë, dy ndjenja të kundërta të përziheshin: fakti që ofrohej dhe madje tejet profesionalisht muzika më e kultivuar shqiptare, ku e ku më lart se zhgënyesja “Këngë moj” e para tre netëve, paçka se modeste dhe në teknikë – fonia, ndriçimi – si dhe ajo që masa e spektatorëve ishte më e pakët se te dasma “Këngë moj”.
Ajo ishte dasmë referuar llojit të këngëve që ofroi, ku s’pushoi gërneta fillim e mbarrim, ndërsa te shfaqja e Qendrës ishte gjithë ajo çfarë i ka rezistuar kohërave dhe që i përgjigjet shijes sqimtare edhe nëse është fjala për muzikë popullore.
Çështja është se pikërisht shija muzikore ka pësuar një devijim shqetësues, ndaj dhe ata që u bie puna që të ofrojnë muzikë për masat janë në dilemën që t’i përshtaten shijes së masës, sado e degraduar, apo t’u diktojnë atë çfarë duhet të jetë shije?
Sigurisht, nëse dhe ata vetë janë me shije të holla.
P.S. Nga ky debat janë të përjashtuar e disa prej anijeve shëtitëse. Te ata, me gjasë, s’ka dilema të tilla. /sarandacity.al/
https://youtu.be/5WxaxoBJL98