Studiuesi Auron Tare ka ofruar një fakt krahasimor në lidhje me listën e monumenteve të zonës, me të cilën janë marrë të huajt që nga ‘43-shi, pra në kohën e luftës.
Ai i referohet për këtë pikërisht Listës së Harvardit.
“Viti 1943. Fati i Luftës Botërore ende nuk dihej megjithëse ushtria gjermane ishte mbërthyer në luftimet e Stalingradit.
Në Universitetin e Harvardit, një grup i vogël ekspertësh të arkeologjisë hartonin listat e sakta të monumenteve të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare dhe vendodhjen e tyre.
Pritej një zbarkim i mundshëm i ushtrive aleate në Ballkan dhe këto materiale ju jepeshin çdo njësie ushtarake për të pasur parasysh vendodhjen e tyre për të mos i dëmtuar. Lista e gjatëë ka një numër monumentesh arkeologjike, kisha, manastire dhe ura antike, si dhe shpjegimet përkatëëse për ushtarakët amerikanë duke treguar rëndësinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Gusht 2021
Për kuriozitet lexoj Listën e Sarandës pregatitur nga Grupi i Harvardit.
Nga kjo Listë vetëm Butrinti është i njohur dhe i ruajtur. Të gjitha vendet e tjera që përmenden në Listën e Harvardit si zona me rëndësi të madhe arkeologjike dhe kulturore askush nuk i njeh, nuk i viziton apo i ruan njeri.
Njëra prej tyre, Tempulli Antik i Çukës tashmë është zhdukur dhe në të lulëzon një ndërtim ‘i rëndësishëm’ postkomunist”, shkruan ndër të tjera Tare, duke iu referuar asaj çfarë ka ndodhur me trashëgiminë e zonës. /sarandacity.al/