Si rregullohej kumbimi ambiental dikur, atë që sot është një shkencë më vete në fushën e audios?
Në Xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, veç veçantive të tjera këtij monumenti të rrallë të trashëgimisë fetare, ndodhen në brendësi të saj dhe disa gropëza në mure, të cilat kryenin pikërisht funksionin fonik të zërit të imamit.
Emver Samuri, njohës i imtësishëm i kësaj xhamie, ndër restauratorët kryesorë të saj pak vite më parë, thotë se “janë qypa qeramike në forme amforash të vendosura me kujdes për të bërë që zëri i imamit të dëgjohet në masën e duhur për madhësinë e objektit, në mënyre të tillë që zëri të jetë pa devijacion dhe në të gjitha pozicionet ku je të dëgjohet sikur e ke para vetes biseduesin”.
Siç sqaron ai më pas, “kjo do një llogaritje shumë të studiuar dhe precize në vendosje. Te kjo xhami janë vendosur në formën më të mirë të mundshme. Kjo të paktën me çfarë unë e kam dëgjuar zërin aty e më pas duke e krahasuar me objekte të tjera”.
Më poshtë mund të ndiqni një thirrje ezani se si kumbon zëri nga brenda xhamisë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/D5izR1gtT6c