Korriku i 2021 është konsideruar si një nga muaji më i nxehtë në historinë e planetit, që kur temperaturat globale filluan të regjistrohen 142 vjet më parë, njoftuan zyrtarët amerikanë të motit.
“Korriku është zakonisht muaji më i nxehtë i vitit në botë, por korriku 2021 tejkaloi të gjithë ata të mëparshëm dhe arriti të bëhet dhe muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
Ky rekord i ri negativ po shton rrjedhën gjithnjë e më të përkeqësuar të ndryshimeve klimatike në botë,” tha shefi i NOAA-s, Rick Spinrand në një deklaratë.
Shkencëtari i klimës i Universitetit të Pensilvanisë, Michael Mann tha “këto temperatura janë si pasojë e ndryshimit të klimës”. /sarandacity.al/