Në hyrje të vendit ku nis aplikimi për pasaporta biometrike apo kartë identiteti ndodhet në një tabelë informuese…për ccështjet e mjedisit.
Nuk kuptohet se përse është zgjedhur pikërisht ai vend për këtë lloj tabele nisur nga lloji i tematikës që trajton, ndërkohë që aty duhet të qe një e tillë që lidhet drejtpërsëdrejti me arsyen se pse njerëzit gjenden në atë hapësirë.
Vijnë për mjete identifikimi dhe, kush e ka për herë të parë, apo kush e ka për të dytën herë por që ka harruar procedurat, nuk ka asnjë tabelë informuese ku telegrafikisht t’i thuhet se cilat janë hapat që duhet të ndjekë.
Ndaj ccdokush në një pozitë të tillë është i detyruar të “futet në muhabet” në ndokënd aty në radhë për të marrë infon e duhur.
Pra, kaq vite që shërbehet aty, Bashkisë ose kompanisë, nuk iu ka shkuar në mendje që ta përmisojnë një shërbim pikërisht në diccka pa shumë kosto: një tabelë ku thjesht dhe qartë t’i tregohet aplikuesit se cc’duhet të bëjë hap pas hapi, deri sa ta ketë në dorë dokumentin identifikues.
Le të jetë dhe tabela mbi të drejtat mjedisore, s’prish punë! /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?