Skena e Sheshit të Limanit mbrëmjen e kësaj të diele, ishte për artistë nga qyteti i Durrësit.
Megjithëse ata janë të kërkuar në qytetin që gjithashtu pret turistë, të organizuar nga Shoqata “New Umor Sound” dhe të mbështetur nga Bashkia e Sarandës e Kryetari i saj Adrian Gurma, artistët durrsakë performuan në Sarandë, duke sjellë freski me artin e tyre.
Publiku sarandiot dhe pushues vendas e të huaj ndoqën me shumë interes koncertin e tyre.
Për 90 minuta skena dhe Sheshi i Limanit u bënë një. Këngëtarët Dhimitër Stefa, Alban Kamenica e mezosopranoja Luljeta Strefi, dhe sidomos humori i zgjedhur i sjellë nga Edmond Halili, Mjeshtër i Madh e aktori Gjergj Doçi, krijuan afinitet me publikun. duke u bashkuar në ritmin dhe motivet e këngëve më të njohura të muzikës shqiptare, greke dhe italiane, nën drejtimin artistik të moderatorit italian Giuseppe Polumbo. /sarandacity.al/
https://youtu.be/BxwOsc296Ng