Aktivisti Soraldo Nebo i Lëvizjes për Turizmin në Ksamil ka denoncuar një tjetër rast ndotjeje aty, kësaj here në ishuj siç lë të kuptuar, duke përcjellë disa foto të trishtueshme papërgjegjshmërie njerëzore.
Por mbi të gjitha, ai ia faturon këto skena dhe institucioneve vendore.
“Ishujt janë territor tokë dhe si të tillë përgjegjësinë për t’u pastruar e ka institucioni i Bashkisë. Nëpërmjet firmës së pastrimit apo Drejtorisë së Dhërbimeve, nuk dimë të saktë ta themi, por është përgjegjësi e institucionit të Bashkisë që t’i mbajë pastër ishujt.
Bashkia Sarandë Bashkia Sarandë, ju lutem pastroni ishujt sistematikisht!”, shkruan Nebo. /sarandacity.al/