Shtëpi a stallë, e papërcaktuar, ka qenë objekti më i fundit i rrafshuar në Ksamil paraditen e kësaj të hëne.
Tek një sipërfaqe toke në rrugën që të shpie tek Pema e Thatë, ku ishte ngritur një objekt në hapat e para sa për të zenë vendin, ndoshta vila apo hoteli i së ardhmes, i vlerësuar nga Bashkia Sarandë ndërtim pa leje, çoi IKMT-në në mbështetje të INUV-it të Bashkisë për ta prishur.
Rrafshimi ndodhi pa asnjë rezistencë. Fjala është për një terren që ka nisur të lakmohet, duke parë trendin e vitpërvitshëm me zgjerimin e hartës turistike në shumë tregues. /sarandacity.al/
https://youtu.be/PkOSnH0pHAg