Së shpejti, Estrada e Sarandës pritet të ketë një historik të saj, falë një pune voluminoze të aktorit dhe regjisorit Vangjel Agora.
Për këtë arsye, ky i fundit është pritur, së bashku me kritikun e njohur të artit skenik Josif Papagjoni, njëherësh sarandiot, nga kryebashkiaku Gurma.
“Me kënaqësi prita sot Profesor Josif Papagjoni dhe aktorin e regjisorin Vangjel Agora me të cilët diskutuam mbi botimin e historikut të Estradës së Sarandës, në prag të 60-vjetorit të themelimit të saj”, shkruan i pari i Sarandës.
Mësohet se kryebashkiaku Gurma ka dhënë mbështetje të fortë për këtë vepër në pritje, duke garantuar një botim cilësor dhe një promovim të bujshëm. /sarandacity.al/