Kryeministri Rama publikoi rastin e amerikanit Ben, i cili është joshur nga bukuritë e jugut dhe bregdetit shqiptar, pos që ka vendosur të jetojë në Shqipëri pas lidhjes me një shqiptare.
“Ben është një amerikan që sheh një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit të qendrueshëm në Shqipëri.
Pas studimeve në Universitetin e Oksfordit dhe një sërë eksperiencash në Azinë Juglindore dhe Tanzani, së bashku me të dashurën e tij shqiptare prej të cilës ka zbuluar Shqipërinë, kanë vendosur të jetojnë në Tiranë.
Promovues i destinacioneve të ndryshme turistike në vendin tonë përmes rrjeteve sociale, në episodin më të fundit në Vlog, Ben ka ftuar prindërit e tij nga SHBA drejt Jugut”, shkruan shefi i qeverisë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/_a-F5kfDBmo