Gazetari aktivist Mentor Kikia i ka kushtuar një shënim në FB kritikave të një turisteje serbe ndaj plazheve në Shqipëri.
Ai ironizon të gjithë ata që iu kundërvunë kritikueses nga Serbia, ku nëntekst pranon kritikat e saj, paçka se nga vjen.
Më pas sjell shemmbullin se, sipas tij, sa pak duhet bërë që mos ndihemi keq nga kritikat e ardhura nga një serbe, aq më tepër që zgjedh të pushojë në Shqipëri.
“Nje turiste serbe kishte hedhur ne rrjet nje video nga nje plazh i Shqiperise, ku theksonte plazhin e bukur qe ka bere natyra dhe plazhin e piste qe kane bere njerezit. Bidona e kanace te hedhura, rera mbushur me bishta cigaresh te hedhura nga pushuesit duhanpires……
Thuajse te gjithe shikuesit e kesaj videoje ne rrjet, ata qe une pashe, atdhetare dhe njerez me seder nacionaliste, kuptohet, i suleshin serbes se po shante Shqiperine. Nuk mjaftonte genocidi, por tani po na shante edhe plazhin se e kemi bere pis. Madje ajo thoshte se vjen edhe ere e keqe tek kanali i ujerave te zeza qe eshte siperfaqesor.
Na marrsh te keqen!
Fekalet tona mbajne ere parfum moj serbe e poshter, ndaj nuk i fusin ne kanale te mbyllura dhe i derdhim ne det te paperpunuara qe ti bejme njerezit te marrin arome te mire.
p.s: Nderkohe, ne plazhin e nje vendi tjeter, tek shkopi i cadres ka nje tas, si ky, qe bishtat e cigareve te mos hidhen neper rere.
Nje send i vogel dhe pak edukate dhe ja, ia fusim serbes, i heqim bishtat e cigareve nga rera…”, shkruan Kikia. /sarandacity.al/