Pas shtyerjes së datës së fillimit të sezonit të ri arsimor që do të jetë më 27 shtator, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se po bëhen përgatitje për 1 shtatorin e mësimit plotësues.
“Takim online me drejtuesit e zyrave vendore arsimore, për të marrë të gjitha masat e nevojshme që shkollat të jenë gati për të mirëpritur nxënësit në datë 1 shtator dhe që mësimi plotësues të realizohet me sukses”, shkruan ajo .
Mësimi plotësues që nis nga data 1 shtator 2021, nuk është bërë i detyrueshëm, por i rekomandueshëm, pasi jo në të gjitha shkollat është zhvilluar mësim në distancë apo online vitin e kaluar gjatë pandemisë. /sarandacity.al/