Kryeministri Rama prezantoi mëngjesin e kësaj të diele një prej perlave natyrore të Veriut mbi ujë, pak të promovuara; një ishull që ngjan me ato të vegjlit në Ksamil.
“….Dhe me këto pamje të ishullit të Shurdhahut (Sarda) në lumin Drin një destinacion spektakolar për t’u vizituar, ju uroj një të dielë të mbarë”, shkruan i pari i qeverisë, pa dhënë më shumë detaje.
Ky ishull, në të cilin ndodhen rrënojat e gurta të një kalaje si dhe një kishë katolike, është në liqenin e rrjedhës së Drinit me hidrocentraleve të Komanit dhe Vaut të Dejës. /sarandacity.al/
https://youtu.be/nfJUotxfv4I