Shtëpitë e Pritjeve dikur, rezidenca qeveritare, nuk kanë qenë aq të shëmtuara sa pallatet ku jetonte populli. Pra, ishin një lloj mini-Blloku sa i përket shkwlqimit tw godinave(nw stil) dhe gjelbërimit përreth.
E tillë që ka qenë dhe ajo e Sarandës, e vendosur në një faqe kodre në hyjre të qytetit, e cila tanimë rri “fshehur” mes ndërtimeve të shumta. Por gjithsesi, ambientet përreth, ato që konsideroheshin oborr, kanë shpëtuar pa u shndërruar në shesh ndërtimi.
Ka shpëtuar gjithashtu pa u gllabëruar dhe godina nga lakmiqarët pa din e iman të këtyre viteve.
Veçse ajo sot me gjasë është strehë minjsh, e ashtu siç dikur aty janë endur sekretarë e pushtetarë komunistë, tanimë enden brejtës.
Është pronë e Bashkisë e para pak vitesh është ideuar që të kthehet siç ka qenë, në një lloj rezidence të destinuar për mysafirë VIP, apo dhe qeveritarë. Këta, qyteti i ka të shpeshtë dhe të shumtë.
Ndërkohë, me EkoKampusin pak më sipër, sipas një projekti arsimor, edhe kjo godinë do ishte pikërisht pjesë e EkoKampusit. Por ideja e parë duket më logjike.
Ajo është ndërtuar për të qenë rezidencë dhe e tillë duhet të mbetet.
Prej ndërtimeve rreth e rrotull sigurisht që s’mund ta ketë magjinë e dikurshme, por shikimin e detit dhe gjelbërimin e ka gjithsesi, në trajtën e një oazi qetësie. /sarandacity.al/