Media greke e ka lajm kryesor vdekjen e fëmijës shqiptar 9-vjeçar nga rryma elektrike, ngjarje e ndodhur në Tsilivi, Zakynthos.
“Edhe fëmijët e tjerë mund të ishin fshehur në atë moment dhe tani ne mund të vajtonim shpirtra të tjerë të pafajshëm. Unë do të ndjek rrugën ligjore “, ka thënë babai i fëmijës fatkeq.
Ndërkohë, pronari i hotelit dhe elektricisti i atyshëm u arrestuan.
Familja e djalit 9-vjeçar është e shokuar nga humbja e fëmijës së tyre, siç dhe komuniteti në Tsilivi.
“Kjo është një tragjedi, e kemi shumë të vështirë ta besojmë që kjo ka ndodhur me të vërtet. Prindërit e 9-vjeçarit janë miqtë tanë dhe aktualisht janë ende në shok.
Mbrëmjen e djeshme, fëmijët e lagjes po luanin dhe 9-vjeçari shkoi të fshihej mbrapa një hoteli dhe pati në kontakt me rrymën elektrike pasi preku një kondicioner.
Fatkeqësisht gjithçka ndodhi në sytë e të gjithë shokëve të tij, të cilët me vrap kanë shkuar tek prindërit e të ndjerit për t’i treguar se çfarë ndodhi”, tha kreu i komunës së Tsivilit, Dionis Giakumelos.
Sipas asaj që u bë e ditur, djali ra në kontakt me një kondicioner hoteli, në të cilin kishte pasur një ndërprerje të energjisë. Ai u godit nga rryma dhe vdiq në çast.
“Fëmijët tanë po luanin fshehurazi dhe i imi ishte fshehur pas disa ambienteve të pambrojtura të kondicionimit të një hoteli,” tha babai i fëmijës, i paaftë të besojë “goditjen” e fatit. /sarandacity.al/