Greqia vijon të jetë e përfshirë nga flakët. Orët e para të mëngjesit, një zjarr shpërtheu në një zonë pyjore në zonën Kaza të Vilia, Atika, në afërsi të vendit ku u shkrumbuan më shumë se 80,000 hektarë pyje dhe shtëpi.
Edhe ishulli i Evias është përfshirë sërish nga flakët. Dhjetëra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret gjatë natës aty të ndihmuar edhe nga aeroplanët që lëshojnë ujë. Zjarri detyroi evakuimin e disa banorëve.
Autoritetet e mbrojtjes civile kishin njoftuar të dielën një “rrezik shumë të lartë” zjarri në shumë zona të Greqisë.
Qeveria greke ka fajësuar për fatkeqësinë atë që ë cilëson valën më të keqe të të nxehtit në dekada. Ky vend gjatë muajve të verës është përballur me temperatura të larta, nga 42 deri në 44 gradë Celsius.
Që nga muaji korrik zjarret e egra kanë shkatërruar ishujt Evia dhe Rodos si dhe pyjet në veri dhe juglindje të Athinës, dhe disa pjesë të gadishullit të Peloponezit. Si pasojë, tre persona kanë vdekur. /sarandacity.al/