Si në këtë kohë një vit më parë, Delvina do përjetonte një ndër goditjet me të rënda me efekt në ç’faktorizimin e saj social: mbylljen e Drejtorisë së Arsimit aty dhe kalimin e saj në Finiq.
Institucioni në fjalë ishte ndër të fundit që kishte mbetur prej një aradhe institucionesh, siç Gjykata dhe Prokuroria, të cilat, më shumë së dhjetë vite më parë do zhvendoseshin në Sarandë. Kohë më parë u largua gjithashtu edhe Policia Rrugore drejt Sarandës, ndërsa Komisariati i atyshëm ka mbetur në nivel mjeran.
Ndërkohë, shumë shërbime të tjera kanë kaluar në Sarandë.
Edhe sa u përket shërbimit shëndetësor, duke mos patur asnjë investim në spitalin e qytetit, pacientët rendin drejt Sarandës.
Në këtë klimë zhbërjeje, ku në rend të parë qëndron reforma territoriale, e cila e kafshoi keq Delvinën, erdhi dhe lajmi se do mbyllej Drejtoria Arsimore, e cila për qytetin ishte dhe institucion prestigji.
Paçka disa tentativave për ta kthyer si vendim, asgjë nuk ndryshoi.
Delvina sot është dhe shkretirë institucionale. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?