Të dhënat e turizmit në Greqi për vitin 2021 ka shumë të ngjarë të tejkalojnë pritshmëritë e ndikuara nga pandemia e koronavirusit.
Do të ishte e parakohshme, natyrisht, nëse nxjerrim ndonjë konkluzion final në lidhje me sezonin; megjithatë, vendi duket ia ka dalë me turizmin, pavarësisht humbjeve serioze në krahasim me epokën para-Covid. Thënë kjo, duhet pranuar se vizitorët që udhëtojnë nëpër kufijtë veriorë të Greqisë luajtën një rol kyç në mbajtjen gjallë të industrisë së saj kryesore turistike.
Rezervuari turistik ballkanik mbështeti resortet në të gjithë vendin, luksoze apo thjeshta. Janë lënë pas ditët kur përshkrimi “turist ballkanas” ishte menduar si një shaka sarkastike.
Shoqëritë dhe ekonomitë e fqinjëve veriorë të Greqisë tani i lejojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë dhe të shpenzojnë para. Dhe disa, në fakt, shpenzojnë mjaft nga të tilla. Turistët rumunë, serbë, bullgarë, maqedonas të veriut, çekë, polakë dhe shqiptarë kanë tendencë të zgjedhin Mykonos, Santorini, Paros, Kretë, Halkidiki dhe ishujt jonianë për pushimet e tyre.
Ata me më pak të ardhura zakonisht grumbullohen në plazhe në të gjithë kontinentin, duke siguruar rritjen e nevojshme për ekonomitë lokale. Turistët ballkanas mund të vërehen në të gjithë vendin këto ditë.
Gjatë muajve të verës, aeroportet greke po presin fluturime çarter nga kryeqytetet e Ballkanit, ndërsa shumë turistë mbërrijnë me makinë. Shumë prej tyre tani mund të përballojnë hotele të nivelit të lartë. Para se pandemia të godiste ekonominë, Greqia mund të përballejm me debatin se çfarë lloj turizmi preferonte.
Natyrisht, ajo kishte një vend të posaçëm për vizitorët më të pasur evropianë, amerikanë dhe, ndoshta, edhe kinezë. Rritja e vazhdueshme e standardeve të jetesës midis fqinjëve veriorë të Greqisë dhe miliona klientëve të mundshëm nuk lë vend për arrogancë ose paragjykime.
Ndryshimet duhet të merren parasysh në çdo plan për të joshur turizmin cilësor. Shumë nga konkurrentët tanë, më së shumti Turqia, kanë vënë re ndryshimin në tregun e turizmit ballkanik.
Organizata Kombëtare e Turizmit kërkon ta reklamojë Greqinë falë zonave të vendit me bukuri unike natyrore dhe dashurisë së njerëzve për vendin tonë. Por kjo nuk mjafton. Turizmit grek do t’i duhet të kapërcejë kompleksin e tij të superioritetit dhe (gjithashtu) të investojë në kapitalin ballkanik. Paraja nuk ka as ngjyrë, as kombësi.
Marrë nga Kathimerini
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?