Sipas një sondazhi të kryer nga Autoriteti Statistikor Grek (ELSTAT), emrat më të njohur meshkuj dhe femra në Greqi janë Giorgos dhe Maria.
Siç treguan të dhënat, rreth 8.3 përqind e meshkujve në Greqi quhen Giorgos, me të njëjtën përqindje (8.3) të femrave të quajtura Maria, me Ioannis (ose Yiannis) të dytin për meshkujt me 6.5 përqind dhe Eleni për gratë ose vajzat, me 5.2 përqind.
Dimitris, me 6.4 përqind rezulton emri i tretë më i zakonshëm, ndërsa për femrat Aikaterini ose Katerina është në këtë vend me 3.7 përqind. I katërti për meshkujt është Constantinos ose Costas, me 6 përqind ndërsa për femrat është Vassiliki, me 3.2 përqind. Nikolaos ishte i pesti midis meshkujve, me 5.7 përqind dhe Sofia, me 2.3 përqind midis femrave.
Çiftet greke shpesh zgjedhin t’i quajnë fëmijët e tyre sipas gjyshërve, gjë që mund të çojë në grindje në familje mbi atë të cilëve duhet t’u jepet përparësi.
Një faktor tjetër i dukshëm është se që nga përhapja e krishterimit grekët gradualisht u larguan nga zgjedhja e emrave të lashtë grekë, të tillë si Sokrati, Platoni dhe Aristoteli, megjithëse ato nuk mungojnë plotësisht në mesin e popullatës sot. /sarandacity.al/