Si reagim ndaj asaj çfarë kanë pretenduar amerikanët së fundi në lidhje me Lazaratin, se aty nuk duhet shkelur pasi përbën rrezik, gazetarja Brikena Metaj nga ky qytet raportoi për një realitet krejt tjetër, pa asnjë lidhje më me kanabisin, siç aludohej në një deklaratë të DASH.
“Gjithçka në këtë fshat duket e qetë. Në këtë orë njerëzit të gjithë pushojnë.
Ky fshat po përpiqet qe te orientohet drejt turizmit. Kemi pasqyruar kronika ku banorët përpiqen që të merren me turizëm, me kostume popullore, apo mbajtjen e blerëve apo dhe bimë medicinale”, tha kolegia Metaj.
Kujtojmë se Lazarati është në listën e “100 Fshatrave” të shpallur nga qeveria, ku për investime me fokus turizmin subvecionohesh nga shteti.
“Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e paqëndrueshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhen me kultivimin e marihuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuar për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët”, thuhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke nxitur shumë pikëpyetje, më kryesorja ajo për një lapsus. /sarandacity.al/