Sasi të mëdha peshqsih të ngordhur kanë zbarkuar në brigjet e një lagune të madhe detare në Spanjën juglindore javët e fundit pas një masakre që tronditi vendasit dhe ambientalistët.
Qeveria lokale fajësoi temperaturat e larta të fundit për ngordhjen e peshqve në Mar Menor, në jug të qytetit të Murcia, shkruan BBC.
Por shkencëtarët thonë se bujqësia lokale është përgjegjëse për rënien e cilësisë së ujit.
Prokurorët po hetojnë rastin, dhe banorët po protestojnë dhe kërkojnë që diçka të bëhet.
“Njerëzit e quajnë supë jeshile,” tha Ramon Paga, anëtar i një grupi mjedisor lokal. “Eshtë shkaktuar nga plehrat e tepërta në ujë.”
Artikujt në mediat spanjolle thonë se qeveria qendrore po shqyrton një kërkesë për të shpallur një katastrofë në Mar Menor.
Kërkesa u dërgua nga qeveria rajonale, e ekspozuar ndaj presionit në rritje për të shpëtuar një lagunë që po përballet me problemet mjedisore prej vitesh.
E vendosur në bregdetin juglindor të bregdetit mesdhetar spanjoll, laguna ishte një magnet për turizmin dhe një strehë për kafshët detare.
Por cilësia e ujit është përkeqësuar vitet e fundit, duke shkaktuar degradim të ekosistemit dhe ngordhje masive të peshqve në 2016 dhe 2019. /sarandacity.al/