Pas kaq kohësh, një vere me super diell e vapë zhuritëse, Saranda është gdhirë me dekor vjeshte, sidomos në qiell, ku nxirrosja e tij ka efektuar dhe disa rreshje shiu, më tepër si një sinjal se pas vapës me gushtin radhën e ka vjeshta.
Gjithsesi, nga përvojat klimetarike të këtyre viteve, ajo vjeshta në kuptimin klasik ka ardhur pak me vonesë, pasi paçka disa shirave apo freskimeve sporadike të motit, koha e mirë, madje dhe për plazh, ka zgjatur gati deri në nëntor.
E sotmja vlen për të na zgjuar mallin për vjeshtën. /sarandacity.al/
https://youtu.be/4GEIVtsyJh8